Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë bëhet për të ndryshuar elitën politike drejtuese të Kievit. Ky është pretendimi që raporton portali i lajmeve “Ukrayinska Pravda”, duke iu referuar burimeve të inteligjencës ukrainase.
Sipas saj, Rusia kërkon që të rikthejë Viktor Janukoçiv, për ta vendosur në krye të shtetit. Janukoçiv ka qenë President i Ukrainës por u rrëzua nga pushteti gjatë protestave të fuqishme anti-qeveritare në vitet 2013-2014.
Sipas faqes ukrainase “Ukrayinska Pravda”, Janukoviç tani është në Minsk. Ai u largua nga Rusia në vitin 2014.
Në Janar, Britania e Madhe njoftoi se Kremlini po planifikonte që të vendoste në krye të Ukrainës një figurë pro-Moskës.