Në nisje të seancës, deputetët e AAK-së u kanë shpërndarë pankarta të gjithë deputetëve të Kuvendit me mbishkrimin “Ne jemi me Ukrainën”.

Por kjo nuk u pëlqeu deputetëve të Listës Serbe, ata madje lëshuan sallën e Kuvendit në kohën kur po votohej rezoluta që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Pasi mbajtën një minutë heshtje për viktimat në Ukrainë, rezoluta u miratua me 94 vota pro dhe asnjë kundër.

Po ashtu, shprehet kërkesa e Kuvendit ndaj qeverisë për gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina.