Rritja e inflacionit në Itali është përshpejtuar për të nëntin muaj radhazi duke arritur një nivel + 6,7% në bazë vjetore. Ky nivel nuk është regjistruar që nga korriku 1991, ndërkohë që rritja mujore është 1,2 për qind.

“Edhe këtë muaj – vëren instituti i statistikave– çmimet e mallrave energjitike të parregulluara po mbështesin rritjen e mëtejshme të inflacionit, por tensionet inflacioniste vazhdojnë të përhapen me rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës.

“Në muajin mars, tensionet inflacioniste u zgjeruan bashkë me rritjen e çmimeve të shportës, e cila përshpejtohet me gati një pikë përqindjeje, duke arritur + 5%”, thuhet në komentin e Istat.

Në muajin në fjalë, çmimet e mallrave ushqimore, për kujdesin shtëpiak dhe personal kaluan nga + 4,1% në + 5,0% dhe ato të produkteve me frekuencë të lartë blerjeje nga +5,3% në + 6,9%. https://www.repubblica.it/economia/2022/03/31/news/inflazione_prezzi_marzo_2022-343530687/