Autoriteti rregullator për industrinë e transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar (Ofcom) ka hequr licencën e televizionit shtetëror rus “Russia Today”. Kjo do të thotë se do të ndërpritet transmetimi i televizionit rus në Mbretërinë e Bashkuar.
Rregullatori tha se beson se RT është “i pa përshtatshëm” për të mbajtur një licencë transmetimi në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi mbi paanshmërinë e mbulimit të lajmeve të pushtimit rus të Ukrainës, “Liria e shprehjes është diçka që ne e ruajmë me çdo kusht në këtë vend,” tha Ofcom.