Napoli i Luciano Spalletti-t duhet të rimëkëmbet dhe duhet ta bëjë menjëherë. Axurrët, në fakt, kanë humbur një përballje direkte të rëndë në luftën për titull kundër Milan-it.

Napolitanët duhet ta harrojnë shumë shpejt këtë disfatë dhe të kthehet te fitorja nga ndeshja e ardhshme në kampionat për të qëndruar në garë për titullin. Megjithatë, nëse i hedhim një sy të ardhmes dhe muajve që do të vijnë, shumë gjëra mund të ndryshojnë brenda ekipit.

Në fakt, shumë lojtarë të mëdhenj të ekipit mund të ndërrojnë fanellë në rast të ofertave të duhura. Lojtarë si Dires Mertens, me presidentin De Laurentiis që duket se nuk ka ndërmend t’ia rinovojë kontratën. Më pas është Fabian Ruiz. Sipas Gazzetta dello Sport, të mëdhatë e Spanjës, nga Atletico te Real Madrid, janë vënë në lëvizje për lojtarin kontrata e të cilit skadon në vitin 2023. Para ofertës së duhur mund të vijë lamtumira këtë herë.

Në fund është Kalidou Koulibaly. Qendërmbrojtësi senegalez, i cili po shkëlqen edhe në këtë sezon, është prej kohësh në shënjestrën e Barcelona-s dhe me një kontratë q ë i skadon në qershorin e 2023-shit. Shifrat e një oferte të mundshme nuk mund të jenë ato të disa viteve më parë (rreth 100 milionë euro), por Napoli pret gjithsesi një ofertë të rëndësishme për ta shitur.