Largimi i deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Ballko, pas kërkesës për arrestim, rikthen në Parlament Pandeli Majkon.

Ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashti politikës aktive.

Pas kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit, Alqi Bllako e ka lënë vetë mandatin. Lajmin e ka bërë me dije ditën e sotme përmes një reagimi në rrjete sociale. Kësisoj i hapet rruga rikthimit të Majkos.

Në zgjedhjet e 25 prillit Partia Socialiste në Tiranë mori 18 mandate deputetësh, i fundit në listë është Eduard Shalsi dhe më renditet Pandeli Majko.

Në nenin 164, pika 2 thuhet: “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”.

Pandeli Majko që nga momenti që nuk fitoi mandatin, ai u tërhoq, duke mos qenë aktiv në politik. Megjithatë ai është anëtar i Kryesisë së PS-së.