Po afrohet vmomenti is ë vërtetës në shtëpinë e Juventus-it. Të hënën, bardhezinjtë do të takohen me përfaqësuesit e Paulo Dybala për të diskutuar më në fund për rinovimin e sulmuesit. Një takim që pritet prej kohësh përfundimi i të cilit duket shumë i pasigurt.

Situata dihet: në vjeshtë u gjet një marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon në qershor me rreth 8/9 milionë euro në sezon, por tani Juventus duket se do t’i ofrojë më pak lojtarit.

Tensionet e periudhës së fundit dhe shtyrjet e vazhdueshme të takimit lënë të kuptohet ndarja, edhe pse dëshira është që të vazhdojnë bashkë, mund të konkretizohet në fund të sezonit. Aq sa Juventus duket se është vënë në kërkim të zëvendësuesit të argjentinasit.

Gazetari Luca Momblano ka bërë të ditur se Juventus ka marrë informacione mbi të ardhmen e Mohamd Salah. Egjiptiani ndodhet në një situatë të ngjashme me Dybala, me negociatat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2023 që nuk po zhbllokohen.

Një situatë kjo nga e cila mund të përfitojnë bardhezinjtë.

Për sa i takon Dybala-së, mbetet akoma i gjallë interesimi i Inter-it dhe Mrotta, gjithmonë sipas Momblano-s, duket se e ka bllokuar argjentinasin, por duhet bërë kujdes nga futja në skenë e një aktori tjetër.

Sipas gazetarit, në fakt, për Joya-n mund të futet në garë edhe Napoli, edhe pse për momentin nuk ka ardhur asnjë sinjal nga klubi i De Laurentiis.