Skënder Gega e nisi me këmbën e mbarë aventurën e tij në krye të Skënderbeu teksa doli me një pikë nga transferta përballë Laçit. Kalendari i rezervon këtë të diel një tjetër sfidë delikate, në Korçë i sfidon ish ekipi i tij, Kukësi. Tekniku i mirënjohur foli për këtë përballje por dhe për mundësinë që mund të aktivizojnë lojtarë ukrainas, pasi këta të fundit morën një leje të veçantë nga FIFA:

Ndeshja me Kukësin

Çdo moment është koha për të marrë maksimumin. Dëshira e të gjithëve është të bëjmë këtë gjer dhe do përpiqemi.

A do ja arrini?

Nuk e di a do ja arrijë ose jo sepse nuk mund ta përcaktoj më para. Do bëjmë maksimumin, jemi stërvitur këto ditë dhe mundohemi të korrigjohemi atje ku kemi gabuar. Siç është një javë nuk është java tjetër. E dimë që Kukësi është një ekip, nuk është rastësisht aty ku është. Do i marrim me radhë gjërat.

Vendosja e ekipit

Patjetër që bëhen lëvizje në mënyrë që të gjesh më të mirën brenda grupit. Deri nesër akoma nuk e kam vendosur përfundimisht, por do dalim me më të mirët.

Nuk keni vendosur lojtarët apo mënyrën si do luani?

Për mënyrën e lojës nuk do bëjmë ndryshime të mëdhaja, pasi nuk është momenti dhe koha. Lojtarët kanë gati një vit bashkë dhe nuk mund të bëjmë lëvizje radikale, megjithatë do mundohemi të shfrytëzojmë në vendin e duhur. Sot do flasim prapë dh nesër do ja lejmë fushës.

Grupi

Duhet të jemi të kujdesshëm, Kukësi është një ekip shumë i mirë. Unë kam dëshirë të filloj me një fitore, por është një ndeshje që asgjë nuk zgjidhet përpara se të fillojë. Gjatë kohës shpresojë që gjërat të shkojnë mirë dhe lojtarët të zbatojnë detyrat e tyre.

Nuk do mbroheni ndaj Kukësit?

Patjetër që do mbrohemi (qesh). Ku ka futboll pa mbrojtje. Problemi është tek balanca. Në akademitë e fëmijëve mund të kënaqesh me një lojë të bukur, por në fund fare është rezultati. Për fitore duhet të funksionojnë të gjitha repartet. Loja kolektive e bën grupin e fortë.

Balanca në dy fazat e lojës

Ka pasur problemet e veta pasi është diçka e kaluar. Derisa jemi në këtë pikë atëherë diçka ka çaluar. Unë mendoj që kemi probleme dhe do mendojmë që ditën e nesërme t’i korrigjojmë.

Atmosfera

Atmosfera jashtë futbollit është e mrekullueshme këtu. Jam i suprizuar dhe nuk ka më mirë, Dihet që Korça është një qytet mikpritëse dhe me kulturë. Në çdo hap e shikoj respektin. Brenda futbollit është një grup shumë i mirë me lojtarë miks. Duam të bëjmë më të mirën. Ndoshta ngarkesa psikologjike ka ndikuar.

Fjalët për lojtarët

Fokus, impenjimi, besimi tek vetja. Duhet të jenë të disiplinuar taktikisht, asnjëherë të mos tolerojmë. I kemi aftësitë për të dalë në sulm, por e njëjta gjë është dhe në mbrojte. Mund të vesh shumë veta prapa, por asnjë prej tyre nuk e merr përsipër. Të krijojmë balanca.

Lojtarë ukrainas tek Skënderbeu

Patjetër, çdo futbollist që i jepet mundësi të vijë dhe ka kualitet bën diferencën. Është e hapur çdo gjë, ky është futbolli. Hyjnë të gjithë në garë dhe fiton ai që është më i miri. Unë nuk jam në dijeni për këtë, kam biseduar me presidentin Takaj që është një variant, që jo vetëm Skënderbeu po shumë skuadra në rajon po e shikojnë si treg. Sepse është ligji. Njerëzit duhet të përfitojnë.