Në qytetin e rrethuar të Kharkiv dhe në Lviv janë dyfishuar lindjet e parakohshme të foshnjave. BBC sjell historinë e vogëlushes 5-muajshe, Polina, e cila peshonte më pak se 600 gram kur lindi dhe tashmë po lufton për jetën e saj.
Lindjet e parakohshme si ajo e Polinës janë rritur që kur filloi lufta, sipas Iryna Kondratova, drejtoreshë në klinikën ku lindi Polina.
“Infeksionet, mungesa e ndihmës mjekësore, ushqimi i keq: lufta krijon rrezik për lindje të parakohshme”, tha ajo. Lindjet e hershme tani përbëjnë 50% të të gjitha lindjeve në klinikën e saj.
Jo të gjitha spitalet Ukrainës po raportojnë një rritje, por në maternitetin në Lviv, i cili ka parë një fluks të fundit të nënave nga zonat e konfliktit, lindjet e parakohshme janë dyfishuar, nga një në dhjetë në një në pesë.
Spitali ka nisur të ndërtojë një bunker të posaçëm nëntokësor për të strehuar foshnjat, në rast të sulmeve ajrore.