Jonathan Littell, The Guardian
The Guardian
Njëzet e dy vjet më parë, një luftë e egër solli në pushtet Vladimir Putinin. Që atëherë, lufta ka mbetur një nga mjetet e tij kryesore, të cilën ai e ka përdorur pa u dridhur aspak gjatë gjithë mbretërimit të tij. Vladimir Putin ekziston falë luftës, ka lulëzuar përmes luftës. Le të shpresojmë tani se një luftë do ta rrëzojë, më në fund.
Në gusht 1999, Vladimir Putin i panjohur atëherë u emërua kryeministër kur paraardhësi i tij refuzoi të pranonte një ripushtim të plotë të Çeçenisë. Putini, ishte gati dhe në këmbim të mbështetjes së tyre të pakushtëzuar, e la ushtrinë të të lirë, duke i lejuar ata të hakmerreshin për humbjen e tyre poshtëruese të vitit 1996 me gjak dhe zjarr. Natën e 31 dhjetorit, Boris Jelcin tashmë në moshë, dha dorëheqjen, duke ia dhënë presidencën si një dhuratë Putinit. Në mars të vitit 2000, Putin u zgjodh triumfalisht president. Ai drejton Rusinë që atëherë.
Unë u ktheva në Çeçeni si ndihmës kur filloi lufta e dytë. Në shkurt të vitit 2000, darkova me Sergej Kovalev, mbrojtësin e madh rus të të drejtave të njeriut, dhe i bëra atij pyetjen që e kishin të gjithë në majë të gjuhës: kush ishte ky president i ri i panjohur? Kush ishte Putin? Ende e mbaj mend përgjigjen e Kovalev:
“Dëshironi të dini se kush është Vladimir Putin, djalë i ri? Vladimir Putin është një nënkolonel i KGB-së. Dhe a e dini se çfarë është një nënkolonel i KGB-së? Absulutisht asgjë.”
Ajo që donte të thoshte Kovalev ishte se një njeri që nuk kishte bërë asnjëherë kolonel të plotë ishte thjesht një operativ mendjemprehtë, i paaftë për të menduar për më shumë se një ose dy lëvizje përpara. Dhe ndërsa Putin, gjatë 22 viteve të tij në pushtet, është rritur jashtëzakonisht në shtat dhe përvojë, unë ende besoj se i ndjeri Kovalev kishte thelbësisht të drejtë.
Putini u tregua i shkëlqyer në shfrytëzimin e dobësisë dhe ndarjeve të perëndimit!
Megjithatë, taktikisht, Putini shpejt u tregua i shkëlqyer, veçanërisht në shfrytëzimin e dobësisë dhe ndarjeve të perëndimit. Atij iu deshën vite për të shtypur çeçenët dhe për të vendosur një regjim kukull atje, por ai ia doli. Në vitin 2008, katër muaj pasi NATO premtoi se rruga drejt anëtarësimit për Ukrainën dhe Gjeorgjinë do të hapej, ai mblodhi ushtritë e tij për manovra në kufirin e Gjeorgjisë dhe pushtoi vendin në pesë ditë, duke njohur pavarësinë e dy “republikave” të shkëputura. Demokracitë perëndimore murmurisnin protesta dhe praktikisht nuk bënë asgjë, informon dritare.net.
Në vitin 2014, kur populli ukrainas, pas një revolucioni të përgjakshëm, përmbysi presidentin e tij pro-rus, i cili i kishte kthyer shpinën Evropës plotësisht për t’u lidhur me Moskën, Putini pushtoi me shpejtësi dhe aneksoi Krimenë. E para grabitje e hapur në Evropë që nga lufta e dytë botërore. Kur udhëheqësit tanë, të tronditur dhe të hutuar, u përgjigjën me sanksione, ai vuri në lojë paratë dhe provokoi kryengritje në Donbas, një zonë rusisht-folëse e Ukrainës, duke përdorur forcat e tij fshehurazi për të shtypur një ushtri të dobët ukrainase dhe për të krijuar dy “republika” të reja të shkëputura, ku një luftë e nivelit të ulët ka zier që atëherë.
Lufta e solli Vladimir Putinin në pushtet në 1999. Tani, ajo duhet ta
Kështu ai filloi atë që francezët do ta quanin ‘fuite en avant’, “fluturimi i tij përpara”. Perëndimi në çdo hap e dënoi dhe tentoi ta ndëshkonte me masa të buta dhe joefektive, me shpresën e kotë për ta dekurajuar. Dhe në çdo hap, ai më shumë forcohej dhe shkonte më tej.
Rritja në Leningradin e pasluftës i dha qartë një mësim: nëse je djali më i vogël, goditi i pari, goditi fort dhe vazhdo t’i godasësh.
Putini është një burrë i vogël, fizikisht dhe rritja në Leningradin e pasluftës duhet të ketë qenë e vështirë për të. Është e qartë se ai i mësoi atij një mësim: nëse je djali më i vogël, goditi i pari, goditi fort dhe vazhdo godit. Dhe djemtë më të mëdhenj do të mësojnë të kenë frikë nga ju dhe do të tërhiqen. Është një mësim, që ai e ka marrë për zemër. Buxheti ushtarak i SHBA-së për vitin 2021 ishte rreth 750 miliardë dollarë, buxheti i Evropës 200 miliardë dollarë dhe i Rusisë rreth 65 miliardë dollarë, informon dritare.net. Megjithatë ai ende na frikëson shumë më tepër sesa e frikësojmë ne atë.
Lufta e solli Vladimir Putinin në pushtet në 1999. Tani, ajo duhet ta
Putini duhet të jetë gëzuar kur perëndimi, i etur për të ngrirë konfliktin aktiv në Donbas, e la në heshtje Krimenë nga tryeza e diskutimit, duke pranuar në fakt aneksimin e paligjshëm në Rusi. Ai e pa se ndërsa sanksionet dëmtonin, ato nuk u prekën thellë dhe do ta lejonin atë të vazhdonte të ndërtonte ushtrinë e tij dhe të zgjeronte fuqinë e tij. Ai pa se Gjermania, fuqia më e madhe ekonomike në Evropë, nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga gazi dhe tregjet e tij, informon dritare.net. Ai pa se mund të blinte politikanë evropianë, përfshirë ish-kryeministrat gjermanë dhe francezë, dhe t’i vendoste në bordet e kompanive të tij të kontrolluara nga shteti. Ai pa se edhe vendet që nominalisht kundërshtonin lëvizjet e tij vazhdonin të përsërisnin shprehjet diplomatike, për normalizimin e marrëdhënieve. Ai e pa se sa herë që ai vepronte, perëndimi reagonte ashpër me fjalë, e më pas do të vinte duke u zbehur, duke shpresuar për një marrëveshje gjithmonë e më të paarritshme: Barack Obama, Emmanuel Macron, Donald Trump – lista është e gjatë.
Putin filloi të vriste kundërshtarët e tij, brenda dhe jashtë vendit. Kur Obama, në vitin 2013, injoroi me padurim “vijën e kuqe” të tij në Siri, duke refuzuar të ndërhyjë pas sulmit me helm nga Bashar al-Assad në një lagje civile në Damask, Putini i kushtoi vëmendje. Në vitin 2015, ai dërgoi forcat e tij në Siri, duke zhvilluar bazën e tij detare në Tartus dhe duke fituar një bazë të re ajrore në Khmeimin. Gjatë shtatë viteve të ardhshme, ai përdori Sirinë si një terren testimi për ushtrinë e tij, duke i dhënë përvojë të paçmuar në terren trupës së tij të oficerëve dhe duke përmirësuar taktikat, koordinimin dhe pajisjet e tyre, gjatë gjithë kohës duke bombarduar dhe masakruar mijëra sirianë dhe duke ndihmuar Asadin të rimarrë kontrollin të zonave të mëdha të vendit.
Në janar 2018, ai filloi të përballet drejtpërdrejt me fuqitë perëndimore në Republikën e Afrikës Qendrore, duke dërguar mercenarët e tij Wagner atje. I njëjti proces është duke u zhvilluar tani në Mali, ku junta ushtarake, me mbështetjen ruse, sapo ka detyruar misionin francez anti-ISIS të largohet nga vendi. Rusia është gjithashtu e përfshirë në mënyrë aktive në Libi, duke penguar përpjekjet perëndimore për të sjellë paqen në vend dhe duke vendosur forca përgjatë krahut jugor të Mesdheut, në një pozicion për të kërcënuar drejtpërdrejt interesat evropiane. Çdo herë, ne protestuam, dështuam dhe nuk bëmë asgjë.
Ukraina përfaqëson momentin kur ai më në fund vendosi të hapë letrat e tij në tavolinë. Ai beson qartë se është mjaft i fortë për të sfiduar hapur perëndimin duke nisur luftën e parë tokësore në Evropë që nga viti 1945. Dhe ai e beson këtë sepse gjithçka që kemi bërë, ose më saktë nuk kemi arritur të bëjmë gjatë 22 viteve të fundit, ka mësuar që ne jemi të dobët.
Lufta e solli Vladimir Putinin në pushtet në 1999. Tani, ajo duhet ta
Putin mund të jetë një gjeni taktik, por ai është i paaftë të mendojë strategjikisht. Udhëheqësit tanë kanë refuzuar ta kuptojnë me të vërtetë atë, por ai gjithashtu nuk ka pasur asnjë interes të na kuptojë. I izoluar plotësisht gjatë dy viteve të fundit për shkak të Covid-it, ai duket se është bërë gjithnjë e më shumë paranojak dhe i mbushur me ideologjinë e tij pansllaviste, neo-imperialiste dhe ortodokse.
Ai duket se e ka gëlltitur vërtet propagandën e tij kur bëhet fjalë për ukrainasit. A besonte ai se ata do të mirëprisnin “çlirimtarët” e tyre rusë? Se ata thjesht do të dorëzoheshin? Nëse e bëri, e kishte shumë gabim. Ukrainasit po luftojnë, dhe megjithëse janë më të shumtë dhe të armatosur, ata po luftojnë fort. Mësues shkolle, nëpunës zyre, amvise, artistë, studentë, DJ po marrin armët dhe po dalin për të qëlluar ushtarët rusë, shumë prej të cilëve janë thjesht fëmijë që nuk e kanë idenë se çfarë po bëjnë atje. Ukraina nuk po heq asnjë pëllëmbë tokë dhe duket se Putini nuk do të jetë në gjendje t’i marrë qytetet e tyre pa i rrafshuar, siç rrafshoi dikur Grozny-n dhe Alepon. Dhe mos mendoni se vetëm për shkak se Kievi është një qytet “evropian”, Putini nuk do ta rrafshojë atë. Bombardimet tashmë kanë filluar.
Pas tronditjes fillestare, demokracitë perëndimore duket se e kanë kuptuar kërcënimin ekzistencial që Putin paraqet për rendin botëror të pasluftës, për Evropën dhe për “mënyrën tonë të jetesës” që ai aq shumë e përçmon. Sanksionet dërrmuese po vendosen, pavarësisht nga kostoja ekonomike për ne. Ukraina po mbushet me armë. Gjermania duket se e ka kuptuar brenda natës se nuk mund të vazhdojë të varet më nga dashamirësia e të tjerëve për sigurinë e saj dhe se i duhet një ushtri , reale dhe funksionale. Rusia po izolohet masivisht në nivel ndërkombëtar dhe ekonomia dhe kapacitetet e saj po zvogëlohen së tepërmi.
Por kjo nuk mjafton. Për sa kohë që Putini do të jetë në pushtet, ai do të vazhdojë të fuqizohet dhe të bëjë sa më shumë dëm që mundet. Sepse ai e urren perëndimin dhe sepse fuqia e tij bazohet tërësisht në dhunë, jo vetëm kërcënim. Është e vetmja mënyrë që ai di të sillet. A mund të besojmë vërtet se kërcënimi i tij bërthamor është thjesht një blof? A mund të përballojmë? Për sa kohë që ai vazhdon të sundojë Rusinë, askush nuk do të jetë i sigurt. Asnjë.
E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është ta bëjë dështimin e Putinit në Ukrainë aq katastrofik për Rusinë dhe interesat e saj të vërteta sa që elita e tij nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse ta largojë atë. Dhe për këtë mund të bëhej shumë më tepër. Qeveritë tona dukeshin të përqendruara në ndëshkimin e “oligarkëve” rusë, por ata duhet të kuptojnë se Putini nuk ka gjë tjetër veçse përbuzje për ta dhe nuk i intereson asnjë fije për mendimet e tyre apo asetet e tyre; ai i konsideron ato thjesht lopa, për t’u mjelë për nevojat e tij.
Lufta e solli Vladimir Putinin në pushtet në 1999. Tani, ajo duhet ta
Sanksionet perëndimore duhet të synojnë njerëzit që në fakt realizojnë dhe mbështesin veprimet e Putinit: të gjithë stafin e tij të lartë të sigurisë dhe administrativ. Jo vetëm disa dhjetëra njerëz tashmë të shënjestruar, por mijëra zyrtarë të nivelit të dytë në administratën presidenciale, ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë. Këta njerëz nuk janë miliarderë, por të gjithë janë multimilionerë, me shumë për të humbur. Shkatërroni jetën e këtyre disa mijëra njerëzve dhe le të gjykojnë se kush e ka fajin. Të sekuestrohen pallatet në Angli dhe Spanjë, ndaloni pushimet në Courchevel dhe Sardenjë, hiqini fëmijët e tyre në nga Harvardi dhe Oksfordi dhe lërini të qëndrojnë në Rusi, pa rrugëdalje dhe pa mallra të importuara për të shpenzuar paratë e vjedhura. Bëjeni koston reale, personale dhe lërini të shohin nëse ia vlen çmimi për të mbajtur një car të çmendur, të etur për pushtet në fronin e tij. Lërini ata të vendosin nëse duan ta ndjekin atë në humnerë.
Gjatë 22 viteve të fundit Rusia ka rënë pre e një regjimi të çmendur, të korruptuar dhe totalitar, një regjim që ne e kemi lehtësuar në shumë mënyra. Por është një vend i mrekullueshëm, një vend që e kam dashur thellësisht dhe që ka prodhuar burra dhe gra të mrekullueshme, humane, të drejta. Ajo meriton më mirë se kjo klikë hajdutësh që plaçkitin pasurinë e saj nën mbulesën e fantazive perandorake dhe shkatërrojnë fqinjët e saj për të mbajtur kontrollin e tyre. Rusia meriton lirinë, të njëjtën liri që Ukraina ka fituar me dhimbje gjatë tre dekadave të fundit. Një armëpushim në Ukrainë është një hap i parë jetik, urgjent dhe një tërheqje e plotë ruse një hap i dytë. Por pas kësaj, Putini duhet të largohet./Lorena Fjolla/Dritare.net