Nuk do të ketë asnjë takim Putin-Biden. Kështu të paktën pretendon zëdhënësi i kremlinit Dmitry Peskov.
Ky reagim vjen pasi burime të shumta cituan se në Shtëpinë e Bardhë po mendohet rreth mundësisë së udhëtimit të Presidentit Joe Biden në Evropë në javët e ardhshme.
Udhëtimi i Biden do të ketë në fokus diskutimet mbi luftën ruse në Ukrainë. Ai vjen pas vizitave ne Evropë të disa ndihmësve të lartë amerikan, duke përfshirë zv.Presidenten Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
Shtëpia e Bardhë po shqyrton gjithashtu një ndalesë të mundshme të Biden në Poloni, si dhe vende të tjera në Evropë, citoi CNN.