Kryqi i Kuq i Kinës ka premtuar se do të sigurojë 5 milionë juanë (ose rreth 791.000 dollarë) ndihmë humanitare në Ukrainë, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një konferencë, duke shtuar se grupi parë i ndihmës është larguar nga Pekini të mërkurën.
Ndihma, e cila përfshin ushqimin dhe nevojat e përditshme, vjen me kërkesë të Ukrainës dhe do t’i dorëzohet Kryqit të Kuq të Ukrainës “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.
Vlen të përmendet se Kina ka bërë thirrje të vazhdueshme që palët të ushtrojnë përmbajtjen maksimale për të parandaluar një krizë masive humanitare. Pekini gjithashtu, ka refuzuar vazhdimisht ta quajë luftën në Ukrainë, një pushtim rus.