Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë në mbledhjen e Këshillit Evropian, se Vladimir Putin ka filluar “luftën në shkallë të gjerë” e sipas tij, ka si qëllim të nxisë Luftën e Tretë Botërore.
Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit që të aprovojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, për të “mbrojtur të gjithë në Evropë”. “Po pyesim, kërkojmë të mbyllni qiellin mbi Ukrainë për hir të miliona njerëzve në Ukrainë. Për hir të evropianëve dhe sigurinë e botës”, tha ai.
Shmyhal ka falënderuar “nga thellësia e zemrës”, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë, Moldavinë, Lituaninë dhe vendet e tjera evropiane, për përkrahjen e tyre dhe që u kanë ofruar strehim ukrainasve që janë larguar nga lufta.