Biznesmeni rus Alex Konanykhin, ka premtuar se do të japë 1 milionë dollarë për ‘kokën’ e Putin.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se kush do të arrestojë Presidentin rus, do t’i japë shumën marramendëse.

Një gjest i tillë i biznesmenit vjen pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën që prej 7 ditësh.

“Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, të arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare,” shkroi Konanykhin.

Kundër luftës në Ukrainë, Putin vë prapa hekurave dhe fëmijët
Biznesmeni që jeton në SHBA ka ndarë foton e Putin në një poster të Perëndimit të Egër me mbishkrimin ‘Kërkohet i vdekur ose i gjallë’.

Megjithatë postimi është fshirë vetëm pas pak minutash në rrjetet sociale

Postimi nuk qëndroi shumë gjatë pasi u fshi nga Facebook.