Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, ndërsa i ka paraqitur atij qëndrimin e Moskës lidhur me konfliktin në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse bëri me dije se Lavrov ka shpjeguar qëndrimin rus lidhur me atë të cilën e konsiderojnë operacion special ushtarak në Ukrainë.
Ndërkohë nga ana e tij Parol ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën në Ukrainë. Në një reagim më herët Papa Françesku, kundërshtoi termin e përdorur nga Rusia se në Ukrainë po zhvillohet operacion special ushtarak, duke e quajtur atë një luftë. Ndërkohë, Lavrov do të takohet me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba për bisedime në Turqi të enjten.