NATO po rrit ndihmën ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
“Aleatët e NATO-s po rritin mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke përfshirë furnizimet me armë, ndihmën humanitare, si dhe përmes ndihmës shumë miliarda dollarësh për ekonominë e saj”, tha Stoltenberg në një intervistë për NBC.
Kujtojmë se të paktën 902 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në 24 shkurt në Ukrainë, bëri të ditur OKB sot. Megjithatë, numri i viktimave pretendohet të jetë shumë më i lartë.
Miliona ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre, ku pjesa më e madhe janë përqendruar në Poloni. Sakaq, perëndimi ka vendosur sanksione të forta ndaj Moskës, ndërsa vijon të ndihmojë me armatime Ukrainën.