Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar situatën në Ukrainë shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale” nga të dyja palët.

Gjatë një takimi virtual me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, Xi tha se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe tha se të tre vendet duhet të mbështesin bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini deri më tani nuk e ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës.

Kujtojmë se Kina abstenoi gjatë votimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin e Ukrainës.