Vladimir Putin është “në formë më të mirë se kurrë”. Këtë e siguroi aleati i tij më i ngushtë, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko , në një intervistë për një TV japonez, sipas raporteve nga agjencia Minsk Belta.
“Unë dhe ai nuk jemi takuar vetëm si kryetarë shtetesh, marrëdhëniet tona janë miqësore. Unë jam absolutisht i vetëdijshëm për gjithçka që ka të bëjë me të, për aq sa është e mundur, si për çështje politike ashtu edhe për ato personale”, siguroi Lukashenko.
Duke hedhur poshtë akuzat e liderëve perëndimorë, si Boris Johnson, i cili e quajti Putinin “irracional”, ose Mark Rutte, i cili e përshkroi liderin rus si “totalisht paranojak”, presidenti i Bjellorusisë tha se “Perëndimi duhet ta heqë nga koka këtë marrëzi, këtë trillim”.
“Putini është absolutisht në formë, ai është në formë më të mirë se kurrë. Ai është një person plotësisht i shëndetshëm, ai është një sportist.” Ka shtuar mes të tjerash Lukashenko.