Edhe pse fushata zgjedhore për 6 bashkitë ka mbaruar, kandidati i PD në Lushnje ka vijuar duke dërguar SMS anonime.
Mesazhi i mëposhtëm ka mbërritur sot në celularët e disa qytetarëve, teksa bëhet thirrje për të votuar Indrit Sefën.
Kujtojmë se Kodi Zgjedhor ndalon fushatën 24 orë para ditës së votimit dhe gjithashtu edhe ditën kur qytetarët i drejtohen kutive.