Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “nuk do ta përdorte” përkufizimin “kasap” në lidhje me Vladimir Putin, të përdorur për presidentin rus nga amerikani Joe Biden.

Macron shtoi se nuk duhet të ketë “përshkallëzim fjalësh apo veprimesh” në lidhje me luftën në Ukrainë. Presidenti francez ka bërë të ditur se nesër ose pasnesër do të flasë në telefon me Putinin për të organizuar evakuimin e civilëve nga qyteti i Mariupolit.