Inter ndërhyn në negociatat për rinovimin e Dybala. Situata në shtëpinë bardhezi nuk është shumë e mirë dhe ndjesia është se do të duhet kohë për të vendosur të ardhmen e lojtarit. Ndërkohë, Marotta është vënë në lëvizje për të provuar goditjen e bujshme.
Sipas La Gazzetta Sportiva, menaxheri Antun dhe drejtuesi i Inter-it kanë patur një kontakt telefonik, me Marotta-n që ka theksuar interesimin e klubit për Dybala. Simone Inzaghi, në fakt, e vlerëson shumë argjentinasin dhe do të ishte i lumtur ta kishte në ekip.
Mesazhi i dhënë është i qartë: nëse nuk arrihet rinovimi me Zonjën, Inter-i është gati të përfitojë. Menaxheri ka shtyrë çdo diskutim pasi të zhvillohet takimi me Juventus-in, i parashikuar në mesin e javës së ardhshme.
Përveç Inter-it dhe Tottenham-it, në ditët e fundit duket se kanë kërkuar informacione për Dybala edhe Atletico Madrid dhe Barcelona.
Kontrata e 28-vjeçarit skadon qershorin e ardhshëm dhe lojtari po kalon një nga sezonet më të vështira të karrierës së tij, për shkak të dëmtimeve të shumta. Pavarësisht problemeve, argjentinasi ka treguar cilësitë e tij me 6 asiste dhe 12 gola në 27 ndeshje të luajtura në këtë sezon.