Kukësi dhe Vllaznia, dy skuadra me kuotë të njëjtë pikësh që ndajnë vendin e tretë në kampionat, do përballen të hënën për llogari të javës së 24 të Superligës. Të dy skuadrat këtë sezon kanë pasur shumë ulje-ngritje, por shkodranët duan të tentojnë fitoren e dytë rradhazi.
Është një kundërshtar që renditet shumë pranë nesh. Duhet të jemi të fokusuar tek aftësitë tona, tek ajo se çfarë ne mund të bëjmë në funksion që Kukësin ta mbajmë sa më larg portës të jetë i mundur,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Sakaq po të hënën, Kastrioti që Lufton për mbijetesë, përballet me Laçin e vendit të dytë. Trajneri i krutanëve thotë se ka një komplot nga arbitrat për të dëmtuar skuadrën e tij.