Nuk do të shkojë më në Buckingham Palace, por do të jetojë në Windsor. Pikërisht aty ajo ka dëshirë të takojë stërmbesën Lilibet Diana. Mbretëresha Elisabetta, që së shpejti do festojë 96 vjetorin, pasi është shëruar nga Covid dhe është kthyer në punë, qartëson idetë dhe dëshirat e saj. Ajo është fotografuar përpara një tufe me lule, të verdha dhe blu dhe më pas ajo nëpërmjet zëdhënësit të saj thotë se dëshiron të takojë vajzën e Harry dhe Meghan që deri më sot e ka parë vetëm me videocall.

Ajo nuk humb kohë dhe lëshon mesazhe të pagabueshme për idetë e saj. Ashtu si gjithmonë, ajo përdor pak fjalë por të qarta për të shprehur dëshirat e saj. Në fund të javës ajo u kthye në familje, pas një periudhe sëmundje nga Covid, ku nuk ka mundur të ushtrojë detyrat e saj. Pas shërimit Elisabetta ka ritakuar Kate dhe William me fëmijët, si dhe mbesën e dashur Beatrice. Por në zemrën e saj është edhe dëshira për tu bashkuar edhe me Harry. Ajo dëshiron që Duka i Sussex ti sjellë vajzën e vogël Lilibet, që ka lindur 9 muaj më parë dhe që sovrania e ka parë vetëm në video. Zëdhënësi mbretëror Brian Hoey teksa ka folur për ‘The Express’, ka thënë: ‘Ata që jetojnë në shtëpinë Windsor më kanë thënë që mbretëresha ka dëshirë ta njohë personalisht vogëlushen dhe takimi me të voglën do i pëlqejë shumë’.