Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla, pas mbylljes së procesit të votimit, u ka shprehur mirënjohjen qytetarëve të Lushnjës për ate që e cilësoi si një proces zgjedhor të lirë dhe të rregullt.

Balla shprehet se kushtet e motit ndikuan në pjesëmarrje, por shton ai, “shiu në bujqësi është bereqet.” I bindur se e majta është ajo që ka siguruar fitoren në bashkinë e Lushnjes, Taulant Balla përgëzon kryetaren në detyrë Eriselda Sefa.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit?????. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet?.

Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen????

Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.

Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes.

Përgëzime Eriselda Sefa??????” /