Sali Berisha ka rimarrë të gjithë kontrollin e selisë blu, shtëpisë së demokratëve! Pas fortifikimeve që i larguan, pasditen e kësaj të hëne është hequr edhe logoja e madhe e PD-së, që ishte vendosur në ballinë.
Kjo logoja është diskutuar si logoja Bashës, që ishte me një blu më të lehtë dhe me shkrimin pa viza të ndërprera. Megjithatë kjo nuk i ka mjaftuar Sali Berishës dhe të besuarve të tij të cilët kanë marrë kontrollin e grupit të Whatsapp.
Në vend që të hapnin një grup tjetër, siç mund të ndodh zakonisht, të besuarit e Berishës kanë përdorur të njëjtin grup Whatsapp që përdorte më herët PD-ja e Bashës për të sjellë njoftimet,
Tashmë grupi menaxhohet nga Elona Meço, Floriana Garo si edhe Silvi Bardhi. Kjo e fundit, i ka larguar të gjithë nga ky grup, duke nisur që nga Patrik Sadikaj, që ishte dhe i fundit që nisi një lajm në grup e duke përfunduar deri të Gazment Bardhi.