E tmerrshme mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në kampionatin meksikan të futbollit ku 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy tifozërive.
Pas minutës së 60 të sfidës tifozët huliganë të Kueretaros kanë sulmuar kundërshtarët e Atlasit në tribuna, duke sjellë shumë panik në stadium. Për rrjedhojë familjarët, fëmijët dhe femrat nxituan të futeshin në fushën e blertë, ndërsa në fund bilanci ka qenë i frikshëm. Përveç viktimës raportohen dhe 22 të plagosur ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autoritet atje vendosën të ndërprisnin ndeshjet e kësaj jave, ndërsa kanë nisur hetimet.