Në vitin 2019, Mihajlovic njoftoi se ishte diagnostikuar me leuçemi. Sot trajneri i Bologna ka dhënë një konferencë për shtyp, ku ka bërë të ditur se ekziston rreziku që sëmundja e rrezikshme t’i rikthehet:

“Nga analizat e fundit është ndezur alarmi se mund të lindë rreziku i rishfaqjes së leukemisë. Do të mungoj disa ndeshje, shpresoj që koha të jetë e shkurtër”. Mihajlovic ka bërë bujë të madhe, pasi e mposhti sëmundjen për herë të parë.

Trajneri i Bologna thirri një konferencë për shtyp në të cilën njoftoi se do të duhet të përballet sërish me shtrimin në spital dhe një periudhë terapeutike për të parandaluar përsëritjen e sëmundjes, siç raporton “Gazzetta dello Sport”.

Dy vite e gjysmë më parë, ish-lojtari dhe tani trajneri ishte diagnostikuar me leuçemi akute me rrezik të lartë. Ai kishte nevojë për një transplant të palcës kockore. “Siç e dini, që nga ajo kohë iu jam nënshtruar analizave të rregullta.

Të gjithë e dini rrugën që më çoi në transplantin e palcës së eshtrave. Vitet e fundit shërimi im ka qenë i shkëlqyeshëm, por këto sëmundje janë të tilla.

Testet e fundit kanë ndezur alarmin e rishfaqjes së sëmundjes. Për të mos ndodhur kjo më këshilluan të nisja terapinë, e cila mund ta eliminojë në rrënjë këtë hipotezë negative”.