Zlatan Ibrahimovic sipas të gjitha gjasave do të luajë edhe një vit për Milanin. Sulmuesi suedez është i vendosur ta shtyjë sa më shumë pensionimin. E gjithçka do të varet edhe nga kualifikimi apo jo i Suedisë në Kampionat Botëror. Nëse ndodh kjo, 40 vjeçari do ta shtyjë karrierën për të luajtur në fund të vitit në “Katar 2022”.
E kjo nënkupton se ai po mendon ta vazhdojë eksperiencën edhe tek Kuqezinjtë. Lideri i Serie A është i gatshëm t’ia ofrojë veteranit të sulmit 2 milionë euro në vit, plus bonuset dhe ndonjë premi tjetër varësisht prej paraqitjeve në fushën e blertë.
Ibra e ka blerë një shtëpi në Milano dhe duket se mendon të qëndrojë aty më gjatë. Madje, portali italian “La Gazzetta dello Sport” njofton se pas përfundimit të karrierës, Ibrën mund ta shohim si zyrtar të Milanit.