Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis në një takim të përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në Vilnus në Lituani, u shpreh se nafta dhe gazi nuk mund të paguhet me gjakun e Ukrainës.
Ai ka bërë thirrje për embargo ndaj shitjeve ruse të energjisë.
Ndërkohë kryeministri italian Mario Draghi do të takohet me shefen e BE-së Ursula Von der Leyen në Bruksel për të diskutuar rreth situatës energjetike dhe se çfarë mund të bëhet për furnizimin aktual me energji të Italisë.
Italia dhe Gjermania janë ndër vendet europiane që do të ndikoheshim më shumë nga kufizimet e importit të naftës ruse.