Juventus i ka mjaftuar një gol nga Morata për të marrë 3 pikët ndaj Spezia-s në një ndeshje që në letër mund të ishte një lojë fëmijësh por në fushë nuk u shfaq ashtu.
Kjo sepse skuadra bardhezi e dinte mjaft mirë se kundërshtari që i kishte marrë 3 pikët Napolit dhe Milanit në fushat e tyre do të mbërrinte në Torino e motivuar për të mos lëshuar…
Dhe në fakt, pas një pjese të parë kur goli u zgjidh me një gabim të portierit Provedel që i fali top Juventusit dhe më pas aksioni rrodhi nga këmbët e Vlahovic-Locatelli-Morata, pjesa e dytë ofroi më shumë kartonë të verdhë se sa emocione…