Në kulmin e mesazheve ndërkombëtare për influencën ruse në rajon, Monika Kryemadhi ka zbuluar në studion e RTSH një informacion të paparashikuar: Lulzim Basha dhe gruaja e tij janë elementë të lidhur me Rusinë.

“Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare, Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq. Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi më tej me tone të forta se “legenlliku të çon drejt mohimit të atdheut dhe kur të mallkon atdheu është më i fortë se mallkimi i nënës”.