Ditën e djeshme Muzeu Grevin në Paris ka hequr statujën prej dylli të presidentit rus, Vladimir Putin. Ky gjest u bë në formën e shenjës së protestës kundrejt bombardimeve të tij në Ukrainë.
Ndërkohë, vetë vizitorët që kishin shkuar në muze gjatë javës statuja e tij ishte dëmtuar qëllimisht.
Statuja, e krijuar në vitin 2000 u zhvendos në një prej magazinave deri në një vendim të dytë. Ndërkohë, muzeu po konsideron ta zëvendësojë statujën e tij prej dylli me atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ai tha se Zelenskyy është një hero për rezistencën që po mban ndaj vendit dhe popullit të tij si dhe që meriton të jetë pjesë e këtij muzeu së bashku me figurat e tjera të rëndësishme.
“Sot nuk mundemi të prezantojmë një personazh si ai. Për herë të parë në historinë e muzeut ne po heqim një statujë për shkak të ngjarjeve politike që po ndodhin aktualisht në botë. Nisur nga ajo që ndodhi (dëmtimi i statujës nga vizitorët) s’keni ndërmend të rregullojmë flokët dhe pamjen e tij çdo ditë.”- u shpreh drejtori i muzeut në Paris.
Përfaqësues të muzeut thanë se aktualisht nuk është ende e qartë se ç’lloj rrethane mund ta kthente statujën prej dylli sërish.