Ushtarët rusë të kapur nga forcat ukrainase kane shperthyer në lot ndërsa u thanë familjeve të tyre se ishin ‘dërguar në vdekje’ në Ukrainë .Ata u intervistuan në kamera nga forcat ukrainase dhe thanë se ata ishin përdorur si mish për top në luftë.
Kjo vjen pasi Ukraina pretendoi se kishte vrarë 6,000 trupa ruse gjatë gjashtë ditëve të para të pushtimit.
Një ushtar u filmua duke folur me nënën e tij në telefon, duke i thënë asaj:
“Na dërguan në vdekje, të gjithë i vranë të gjithë”.
Më pas ushtari u shpërtheu duke qarë dhe i tha mamasë së tij ‘Edhe unë të dua’.
Një i burgosur tjetër rus tha:
“Ne erdhëm për stërvitje. Na kanë gënjyer dhe kjo është arsyeja pse jam këtu”.
Shoku i tij shtoi:
“Në fillim na thanë se po shkonim për stërvitje. Përfundimisht pasi na dërguan në vijën e parë të frontit të gjithë u demoralizuan. Askush nuk donte të luftonte, por na thanë se do të ishim armiq të shtetit dhe për shkak të kohës së luftës mund të na pushkatonin. Ne u hodhëm si ‘mish armësh’, megjithëse njerëzit në njësinë tonë të paktën nuk e duan këtë luftë, ata thjesht duan të shkojnë në shtëpi dhe duan paqen.”