Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen në Europën Lindore në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, sipas BBC
“Ne kemi aktiviuzar planet e mbrojtjes të aleancës kemi vendosur njesitë e Forcës së Reagimit të NATO-s dhe 40,000 trupa në krahun tonë lindor,” thanë udhëheqësit e NATO-s në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel.
Shefi i Aleancës Jens Stoltenberg tha më herët se katër grupe të reja beteje do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.