Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha këtë të hënë se shenjat po tregojnë për një ngërç nga ana e Rusisë, pasi forcat tokësore po mbeten të bllokuara. Ai tha se avionët luftarakë rusë janë të paaftë për të arritur epërsinë ajrore mbi Ukrainën, ndërsa kjo e fundit po tregon rezistencë.

“Rusia nuk po përparon, është diçka shumë e mirë nëse marrim parasysh pabarazinë në forcë kur filloi kjo luftë”, u tha zyrtari gazetarëve gjatë një konference në selinë e NATO-s. “A do të dorëzohen ukrainasit? Jo. Dhe ata kanë qenë shumë të qartë se nuk do të dorëzohen. Pra, çfarë ndodh kur këto dy forca vrapojnë kundër njëra-tjetrës në këtë mënyrë?, “tha zyrtari.

Rusia gjithashtu nuk po tërhiqet, pavarësisht humbjeve të tyre, tha zyrtari. Në ditët e fundit, forcat ruse kanë vazhduar të mbledhin përforcime dhe të përpiqen të përmirësojnë mbështetjen logjistike si në Kiev ashtu edhe në drejtimet operacionale jugore,sipas ti. NATO vlerëson se qëllimi kryesor i Rusisë është të pushtojë kryeqytetin ukrainas dhe të detyrojë një ndryshim të qeverisë atje, si dhe të detyrojë Ukrainën të mbajë një pozicion neutral me NATO-n dhe të çmilitarizohet.