“Gazzetta dello Sport” në edicionin e sotëm propozon moviolën e ndeshjes Juventus-Villarreal 0-3, luajtur mbrëmë në Torino. Kështu shkruan prestigjiozja sportive italiane përgjykimin e Szymon Marciniak: “Pas gjysmës së parë të ndeshjes me pothuajse asnjë rast të dyshimt, pjesa e dytë prodhoi gjëra befasuese.
Juventusi kërkoi dy penallti. Në të dyja rastet protagonist ishte Albioli në zonë të hapur, duke prekur fillimisht Moratën (i cili rrëzohet) dhe më pas e njëjta gjë me Vlahovic. Vendim i drejtë nga arbitri, duke mos akorduar penallti.
Ashtu siç është i saktë në penalltinë e parë të dhënë në favor të spanjollëve (përmes rishikimit të rastit me VAR në fushë) në minutën e 78-të. Coquelin prek topin më herët, Rugani ndërhyn paksa me vonesë dhe godet këmbën e spanjollit. Penallti e drejtë.
Penallti e saktë, me fishkëllimë të menjëhershme, ishte edhe episodi në të cilin De Ligt pengon me krah rrugën e topit drejt portës së tij (90′), gjuajtur nga Danjuma”.
Në përgjithësi, opinioni i dhënë nga “Gazzetta” për Marciniak është jashtëzakonisht pozitiv, me një vlerësim 6.5: “I vetmi dyshim ka të bëjë me paralajmërimin e mundshëm, të pa dhënë, ndaj Capoue për faull ndaj Rabiot në pjesën e parë. Për penalltitë e pa dhëna, vendimet e tij janë të sakta si nga gjyqtari në fushë, edhe nga dhoma e VAR-it”.