Danimarka ka shënuar fitore prej 3:0 ndaj Serbisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Parken Stadium” të Kopenhagës. Ishte pikërisht ky stadium në të cilin Eriksen pësoi sulm në zemër muaj më parë gjatë Kampionatit Evropian, shkruan Gazeta Express.
E aty, Eriksen u rikthye me gol, teksa shënoi të tretin për ekipin e tij në minutën e 57-të. Ai me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca “bombardoi” portën e Serbisë.