Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të diel, ku ka folur për situatën në vendin e tij. Ai ka thënë se pot ë ishin pjesë të NATO-s, Ukraina nuk do të ishte në luftë.

“Po të ishim anëtar të NATO-s nuk do të ishim në luftë. Do të doja të merrja garanci sigurie për vendin tim, populli tim”, u shpreh Zelensky.

Më tej ai shtoi:

“Nëse anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të na shohin në aleancë, atëherë bëjeni menjëherë sepse njerëzit po vdesin çdo ditë. Por nëse nuk jeni gati të ruani jetët e njerëzve tanë, nëse thjesht dëshironi të na shihni në dy botë, nëse doni të na shihni në këtë pozicion të dyshimtë ku ne nuk e kuptojmë nëse mund të na pranoni apo jo, nuk mund të na vendosni në këtë situatë, nuk mund të na detyroni të jemi në këtë harresë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas ka thënë më tej se nuk do të bëjnë “kompromise” në lidhje me integritetin e tyre territorial.

“Çdo kompromis lidhur me integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë dhe populli ukrainas ka folur për këtë, ata nuk i kanë përshëndetur ushtarët rusë me një tufë lulesh, ata i kanë përshëndetur me trimëri, ata i kanë përshëndetur me armë në duar”

Ai shtoi:

“Nuk mund të bësh një president të një vendi tjetër që të njohë diçka me përdorimin e forcës”.