*30 qershori, afati i fundit për plotësimin manual përmes llogarive në e-filing*

Nga data 1 korrik 2022, librat e shitjes/blerjes dhe deklarata e TVSH-së do të plotësohen automatikisht, sipas të dhënave të sistemit të fiskalizimit.
Deri atëherë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron tatimpaguesit se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së apo librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarive në e-filing.

Sipas DPT-së, gjatë muajve prill-qershor tatimpaguesve do t’u ofrohet një hapësirë e dedikuar për të raportuar çdo problematikë, që kanë hasur gjatë dorëzimeve manuale në e-filing, me qëllim zgjidhjen e çdo problematike dhe përmirësimin e shërbimit.

“Me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e çdo problematike të hasur gjatë plotësimit të faturave të blerjes apo shitjes në portalin SelfCare, në menutë: “Artikulli i librit te Blerjes dhe Artikulli i librit të shitjes”, DPT i bën thirrje tatimpaguesve të raportojnë në të gjitha kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore, si përmes platformës Help Desk, në faqen zyrtare:
http://helpdesk.tatime.gov.al edhe nëpërmjet adresave zyrtare të postës elektronike të Drejtorive Rajonale, ku tatimpaguesi është i regjistruar (https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale), informon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.