Një jetë më parë Margarita Morozova jetoi rrethimin e Leningradit të Luftës së Dytë Botërore. Tani 87-vjeçarja ukrainase e gjen veten edhe një herë në një qytet të sulmuar. Bibliotekarja në pension jeton në Kharkiv, një qytet ukrainas me 1.5 milionë banorë që shtrihet 25 km nga kufiri rus.
“Është një fatkeqësi edhe për popullin rus. Fëmijët e tyre po vdesin për asgjë. Unë po pyes tani “Për çfarë po ndodh kjo luftë?” Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte e qartë se ne luftuam fashistë, komb të ndryshëm. Po tani për çfarë po luftohet. Ne ndajmë me ata pothuaj një kulturë të përbashkët, gjuhët po ashtu janë të përafërta. Si ishte e mundur të ndodhte diçka e tillë? Është e tmerrshme”.
Morozova ishte vetëm shtatë vjeç në vitin 1941 kur forcat gjermane filluan të rrethonin e qytetin sovjetik të Leningradit në Rusi, i njohur tani si Shën Petersburg, ku rreth 1.5 milion humbën jetën. 87-vjeçarja është shprehur se ende kujtime nga bombardimet naziste. Pas luftës, ajo u transferua në Kharkiv në Ukrainë, ku ka jetuar për 60 vitet e fundit dhe ku tani po i përsëritet historia.
“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një luftë e re do të fillonte tani në pleqëri. As që mund ta imagjinoja që një masakër e tillë do të përsëritej. Në fëmijërinë time u fsheha nga bombardimet në korridor. Ne u strehuam në ndërtesa të vjetra. Dhe kështu është tani. Është e tmerrshme kur vdesin të rinjtë dhe kur shemben ndërtesa të bukura”.
Kharkiv, një qendër inxhinierike dhe transporti, nuk është hera e parë që pushtohet nga forcat ruse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u pushtua nga forcat gjermane dhe nga Rusia.