Edy Reja kishte paralajmëruar ndryshime për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë dhe ashtu ka ndodhur. Duke filluar nga porta dhe për të përfunduar në sulm, krahasuar me ndeshjen në Spanjë, ka shumë lëvizje.

Ndryshimet edhe për shkak se 3 titullarë nga ndeshja paraardhëse nuk janë të gatshëm për sot, pikërisht Myrto Uzuni, Ivan Balliu dhe Keidi Bare, të tre luajnë në La Liga dhe kanë qëndruar në Spanjë.


Në letër kjo është një miqësore mëse e kalueshme, duke parë potencialin e Shqipërisë dhe emrat e Gjeorgjisë, por e kaluara ka treguar se nuk janë një rival i lehtë. Në 13 përballjet ndërmjet tyre, Shqipëria ka fituar vetëm 3 sfida, ka barazuar tre dhe ka humbur 7, një bilanc aspak pozitiv.