Në mesin e zhvillimeve të njëpasnjëshme të luftës, nuk është e lehtë për të parashikuar çfarë mund të ndodhë dhe cili mund të jetë fundi i këtij konflikti. Megjithatë BBC sjell disa përfundime potenciale.
Luftë e shkurtër: Rusia intensifikon operacionet ushtarake me sulme shkatërruese. Me mijëra vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim kukull pro-Moskës. Kjo do të sillte një rezultat të paqëndrueshëm, ndaj kryengritjeve dhe konflikteve në të ardhmen.
Luftë e gjatë: Ndoshta kjo ka më shumë gjasa. Ndoshta forcat ruse ngecin, me moral të ulët dhe logjistikë të dobët. Ata mund të hasin vështirësi për të kontrolluar edhe qytetet e pushtuara. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëhen më efektive në kryengritje, teksa Perëndimi vazhdon ta furnizojë me armë. Ndoshta pas shumë vitesh, Rusia si përfundim largohet.
Luftë europiane: Putin mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose mund të ketë thjesht llogaritje të gabuara dhe përshkallëzim. Putin mund të vendosë të rrezikojë nëse mendonte se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar udhëheqjen e tij. Nëse përballet me disfatën, mund të tundohej të përshkallëzojë situatën më tej.
Zgjidhje diplomatike: Duke rënë dakord për bisedime, siç dhe po ndodh, edhe pse nuk kanë bërë shumë progres, Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar. Nëse lufta shkon keq për të, Putin mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh për udhëheqjen e tij, sesa poshtërimi nëse i jep fund.
Putin rrëzohet: Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë ditët e fundit bota ka ndryshuar. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, ekziston rreziku i një revolucioni popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putin nuk mendojnë më se mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm.