Një tigër i quajtur Putin në kopshtin zoologjik të Minesotës ka ngordhur gjatë një procedure mjekësore. Kopshti zoologjik e përshkroi procedurën e së mërkurës si “rutinë”, por “me gjithë përpjekjet emergjente të veterinerëve”, tigri 12-vjeçar nuk mbijetoi.
Kopshti zoologjik shtoi në deklaratën e tij se stafi fillimisht filloi të kujdesej për tigrat më shumë se katër dekada më parë, duke shtuar se 44 tigra kanë lindur në ambiente gjatë asaj kohe.
“Sot është një ditë tepër e vështirë për të gjithë ne në kopshtin zoologjik të Minesotës dhe ne do të mbajmë zi për mjaft kohë,” tha drejtori i kopshtit zoologjik John Frawley.
Putin mbërriti në kopshtin zoologjik të Minesotës në vitin 2015. Ka rreth 103 tigra Amur në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut të akredituar nga Shoqata e Kopshteve Zoologjike dhe Akuariumeve (AZA).
Putinit iu dha emri pas lindjes së tij në vitin 2009 në Republikën Çeke.
Para se të mbërrinte në Minesota ai kaloi gjashtë vjet në një kopsht zoologjik në Danimarkë, shkruan The Independent.