Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të dytë ndërsa forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin pasi Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” duke bërë që të nisin shpërthimet e para. Sapo u dëgjuan, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shpalli gjendje lufte në vend. E enjtja shënon një javë që nga fillimi i pushtimit rus.
Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit:
Bisedimet Ukrainë-Rusi: Një raund i dytë bisedimesh do të zhvillohet të enjten mes delegacioneve të dy vendeve. Raundi i parë u zhvillua të hënën në kufirin bjellorus dhe zgjati pesë orë.
Hetimi: Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë tha të mërkurën se do të vazhdojë menjëherë me një hetim pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Përparimi në Kiev: Forcat ruse që lëvizin drejt kryeqytetit të Ukrainës. Trupat mund të “rigrupohen” ose të përballen me sfida të tilla si mungesa e furnizimit dhe rezistenca e Ukrainës.
Beteja për Kherson: Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Kherson, në jug të Ukrainës, një javë pasi filloi lufta. Ky qytet ka 290,000 banorë dhe vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO.
Shpërthimet në Kharkiv: Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, u përball me bombardime intensive të mërkurën, duke nisur nga sulmet me raketa ruse që goditën të paktën tre shkolla, një katedrale dhe dyqane.
Votimi në OKB: Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e mbështetur edhe nga Shqipëria, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.Votimi ishte 141 vende në favor dhe pesë vende ishin kundër tij, me 35 vende të tjera që abstenuan. Serbia ishte një nga vendet që votoi pro rezolutës.
Vala e refugjatëve: Një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas të dhënave të OKB-së.