Kompania Hyundai ka pezulluar kontratën e saj me Chelsea-n, për shkak të situatës në të cilën gjendet klubi me pronar rusin Roman Abramovichk, i cili është sanksionuar nga qeveria britanike.
Hyundai është sponsori i dytë që humbet Chelsea, pas kompanisë së telefonisë Three, që këtë javë njoftoi se ka pezulluar kontratën prej 40 milionë stërlinash në sezon që e lidh me klubin.
Kompania e automobilëve, logoja e të cilit është në mëngët e fanellave të “Bluve” të Londrës, tha në një komunikatë se “në rrethanat aktuale” kanë vendosur që të “pezullojnë aktivitetet e tyre të marketingut me klubin”.
Hyundai është njëri prej 16 sponsorëve të Chelsea-t dhe i dytë që braktis klubin, në një moment pasigurie ekonomike për “Blutë”.