Një familje ukrainase ka mbërritur në Tiranë duke i shpëtuar mrekullisht agresionit rus në vendin e tyre. Ata janë strehuar në Laknas, ku “Uka Farm” ka hapur dyert për nënën dhe dy fëmijët e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Spiropali shprehet se “mikprtija shqiptare nuk zhgënjen”.

Postimi i plotë

“Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë!
Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!
Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj?❤️
#standwithukraine” ??