Beniada Nishani ishte një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP”, e cila arriti të shkonte deri në finale. Ajo vazhdon të jetë po aq e komentuar edhe pas daljes nga formati, pasi është shumë aktive në televizion dhe në rrjete sociale.

Modelja ka realizuar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, ku një prej tyre e ka pyetur se përse u bë pjesë e “Big Brother”. Beniada është përgjigjur se arsyeja kryesore ka qenë të njihej nga publiku shqiptar dhe të jepte një mesazh për brezat e rinj.

“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time. Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj. Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, ka shkruar ajo.