E ardhmja e Paulo Dybala është akoma e paqartë. Sulmuesi argjentinas ka refuzuar rinovimin me Juventus-in dhe pritet të largohet me kosto zero nga bardhezinjtë në fundin e këtij sezoni.

Mes skuadrave të interesuara për të siguruar shërbimet e lojtarit është Inter-i. Zikaltrit kanë bërë shumë sondazhe për Dybala, i cili pëlqehet edhe nga PSG, Tottenham, Atletico Madrid, Arsenal dhe Barcelona.

Destinacioni i preferuar i Joya-s është La Liga, një kampionat që e ka tërhequr gjithmonë. Real Madrid nuk e merr në konsideratë, ndërsa bashkëkombësi Simeone do të ishte i tunduar ta merrte në kryeqytetin spanjoll.

Për sa i takon Barcelona-s, pavarësisht vlerësimit të madh që Laporta ka për lojtarin, El Nacional ka shkruar se katalanasit nuk janë edhe aq të interesuar për lojtarin e Juventus-it.

Arsyeja? Për trajnerin Xavi, në fakt, Dybala duket se nuk është një prioritet, madje konsiderohet një profil i mbivlerësuar dhe jo i domosdoshëm për rindërtimin e Barçës.

Dalja nga gara e Barcelona-s i hap rrugën Atletico Madrid-it dhe Inter-it.