Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se janë vrarë 579 persona dhe 1,002 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se janë vrarë 579 persona dhe 1,002 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Raporti i fundit i OKB-së për viktimat tregon se janë 42 fëmijë të cilët kanë humbur jetën dhe 54 fëmijë të plagosur.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, sipas raportit të OKB-së, raporton CNN.

Sipas OKB-së besohet se numri aktual i viktimave është dukshëm më i lartë veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit pas raporteve për armiqësi të forta në rajone si Kharkiv, Mariupol dhe Donetsk, ku ka pretendime për qindra viktima civile. Lufta Rusi-Ukrainë shënon ditën e 17-të të saj, ndërsa akoma nuk ka një raport përfundimtar për viktimat.