Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot me një shumicë të madhe votash një rezolutë që i bën thirrje Rusisë të ndërpresë veprimet ushtarake në Ukrainë. Rezoluta e cila kërkon “një ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake nga Federata Ruse kundër Ukrainës, kryesisht të sulmeve ndaj civilëve dhe objekteve civile u mbështet nga 140 anëtarë në Asamblenë e Përgjithshme.

Tridhjetë e tetë vende abstenuan, ndërsa Rusia, Siria, Bjellorusia, Koreja e Veriut dhe Eritrea votuan kundër. Në fillim të marsit, rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme që i bën thirrje Rusisë të tërheqë të gjitha forcat e saj ushtarake nga Ukraina u mbështet me 141 vota.

“Rusia duhet të tërheqë menjëherë forcat e saj të armatosura nga Ukraina, dhe ndalojë sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve”, thuhet në resolutë. Gjithashtu, rezoluta shpreh shqetësimin në lidhje me mungesën globale të ushqimit për shkak të eksporteve të mëdha të grurit të Ukrainës. Ndërsa vendet perëndimore e mbështetën rezolutën, vendet e mëdha si Kina, India dhe Irani abstenuan.